Messi: Argjentina nuk është favorite në Kupën e Botës

28 maj 2018 | 17:48

Lionel Messi ka insistuar se Argjentina duhet të shkojë në Kupën e Botës me qetësi dhe përulësi, dhe të mos përçojë mesazhe se do të shpallet kampione, sepse siç thotë ai, ekipi i tij nuk është më i miri në botë.

“Duhet të shkojmë në Kupën e Botës me qetësi. Nuk mund të dërgojmë mesazhe se do të bëhemi kampionë sepse sot ne nuk jemi më të mirët. Duhet të jemi realist, ta kërkojmë ëndrrën me përulësi”, ka thënë Messi.

“Në skuadër kemi lojtarë me përvojë dhe cilësi, prandaj edhe mund të eksitohemi, ama është më rëndësi të fillojmë të fitojmë. Kandidatët kryesorë janë Brazili, Spanja dhe Gjermania”, ka deklaruar Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa FamGas e ka fituar titullin e kampiones në elitën…