Messi befason Coutinhon

08 shkurt 2018 | 10:41

Transferimi nga Liverpooli në Barcelonë për një shumë rekord në vlerë 160 milionë euro gjatë janarit ia ka mundësuar Philippe Coutinho t’iu bashkohet superyjeve më të mëdha në “Camp Nou”.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme kur shikon përreth zhveshtores dhe sheh Andresin, Leon, Luis [Suarezin] dhe Sergio Busquetsin dhe të tjerët”, ka thënë Coutinho për “Sky Sport”.

“Ata janë lojtarë të cilët i shihja në TV apo me të cilët luaja në PlayStation, por tani e ndaj zhveshtoren me ta, gjë që është e jashtëzakonshme për mua”, ka shtuar braziliani. Ai ka theksuar se Messi e ka mirëpritur ngrohtë si gjithë të tjerët.

“Si gjithë të tjerët edhe unë gjithmonë kam menduar se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe tani që jam këtu me të, ndihem i nderuar. Është përvojë fantastike ta shoh duke stërvitur dhe luajtur. Mënyra se si e transformon ndeshjen ai është e pabesueshme”, ka theksuar Coutinho.

“Ai është person vërtet i qetë. Si gjithë të tjetër, më mirëpriti ngrohtë. U trondita sepse e pashë që është person real”, ka shtuar Coutinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep…