Meta: Diplomacia shqiptare të jetë larg ndikimit politik të ditës

19 qershor 2018 | 14:06

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të kryesuar nga presidenti i këtij këshilli, njëherësh ish-ministër i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, të themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimi me institucionin e Presidencës, në funksion të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Krijimi i këtij këshilli, ka thënë presidenti Meta, është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikes se jashtme.

Prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare është garanci për afirmimin e Këshillit të Ambasadorëve si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) edhe…