Meta hap llogari në “Twitter”, e inauguron me Mogherinin

18 prill 2018 | 12:36

Rrejti social “Twitter” është një prej rrjeteve sociale që përdoret nga mjaft zyrtarë të lartë të shteteve në të gjithë botën, përfshirë dhe Bashkimin Evropian.

Në  Shqipëri kryeministri Edi Rama është ndër politikanët që e përdorë më shumë këtë rrjet social.

Ndërkohë, edhe presidenti Ilir Meta ka vendosur të hapë sot një llogari në “Twitter”.

Ai ka vendosur që ta inaugurojë këtë rrjet social me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.

Postimi i plotë:

Rekomandimi pozitiv i KE-së, një hap i rëndësishëm përpara!

Faleminderit Federica Mogherinit, Johannes Hahn dhe Komisionit!

Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë s’ka më dyshime, në Rusi do të jetë edh…