Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

14 prill 2018 | 11:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria mbështet ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, ka deklaruar se Bashkimi…