Metalet, shtylla kryesore e eksportit të Kosovës

27 shkurt 2018 | 14:21

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të martën të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2018.

Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për
36.0 për qind në muajin janar 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 170.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 125.4 milionë eurosh në vitin 2017.

Sipas këtij raporti, eksporti mbulon importin me 12.6 për qind. “Eksporti i mallrave në muajin janar 2018 kishte vlerën 24.5 milionë Euro, ndërsa importi 195.0 milionë euro, që është një rritje prej 14.3 për qind për eksport dhe një rritje prej 32.8 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, është thënë në raportin e ASK-së.

ASK-ja ka bërë me dije se sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 43.4 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.4 për qind) e përbëjnë produktet minerale; 9.0 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.5 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 4.3 për qind e përbëjnë produktet bimore; 4.0 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.5 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.6 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.8 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 6.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.5 për qind e përbëjnë produktet bimore; 5.4 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili është takuar të…