Miftaraj thyen dorën në stërvitje

13 dhjetor 2017 | 14:34

Mesfushori Diar Miftaraj e ka thyer dorën të martën në stërvitjen e skuadrës së Prishtinës.

Kjo ishte stërvitja e parë pas ndeshjes së Kupës ndaj Flamurtarit. Ish-anëtari i Besës së Pejës, Diar Miftaraj, pas kontrollit te specialisti, ka vendosur gjipsin, kurse pas dhjetësh do ta ketë kontrollin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, mesfushori në fjalë pritet të jetë i gatshëm më 6 janar.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ka kritikuar sjelljen dhe edukimin e Manchester Cityt…