Milaim Zekës i hiqet masa e arrestit shtëpiak

21 dhjetor 2017 | 12:42

Gjykata Themelore në Prishtinë ka hequr masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zekën.

Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

Halilaj ka thënë se kjo masë me të cilën deputeti Zeka ka qëndruar në arrest shtëpiak për 60 ditë ka qenë masa e dytë për nga ashpërsia që Gjykata mund t’i shqiptojë të pandehurit për sigurinë e tij në procedurën penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përqeshur…