Milan: Asnjë blerje në janar

18 janar 2018 | 11:58

Afati kalimtar i dimrit nuk do të sjellë asnjë lojtar të ri për Milanin. Edhe pse ka pasur disa zëra ditët e fundit, ka qenë vetë klubi kuqezi që me një komunikatë zyrtare për shtyp përgënjeshtron gjithçka.

Drejtuesit nuk ndryshojnë qëndrim: asnjë blerje dhe përpara me grupin aktual.

“Paksa fantazi nuk bën dëm kurrë. Është pjesë e lojës, sidomos gjatë sesioneve të merkatos. Por, pavarësisht prej të gjithave, merkatoja e Milanit nuk parashikon blerje, por konsolidimin e të gjithë lojtarëve në Milanelo pas blerjeve të shumta në verë. Qëndrojmë të bindur në zgjedhjet tona dhe vazhdojmë të punojmë falë përkushtimit të trajnerit, stafit të tij dhe të gjithë lojtarëve që bëjnë pjesë në grup”, lexohet në komunikatën e Milanit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në…