Minatori që dhuroi mbi 50 litra gjak

09 janar 2018 | 12:01

Minatori 63-vjeçar nga fshati Tërstenë i Mitrovicës, Bilall Neziri, baba i pesë fëmijëve i cili jeton në Mitrovicë, ka bërë shumë herë punë fisnike gjatë jetës së tij, duke dhënë një pjesë të vetes për shëndetin e tjetërkujt dhe duke shpëtuar jetë.

Ai me grupin e tij Rh pozitiv, ka dhuruar gjak 148 herë deri tash, ose më shumë se 50 litra, duke u bërë kështu kampion i Kosovës në këtë gjest human. “Gjak kam dhënë për herë të parë më 1971. Ka qenë një aksident në Mitrovicë. Isha në shkollën ekonomike në Zveçan… Pas tre muajve pala na ka thirrur në drekë dhe prej atëherë më ka lindur ideja për me dhënë gjak. Deri më sot kam dhënë gjak 148 herë…Unë nuk kam llogaritur, por janë afërsisht mbi 50 litra gjak që kam dhënë”, ka thënë Neziri.

Sipas tij, ai ka dhuruar gjak nëpër shumë qytete të Kosovës dhe më gjerë, si në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj, Shkup, Beograd e deri në Shibenik të Kroacisë, në rastet kur minatorët e aksidentuar ishin të shtrirë nëpër këto spitale dhe jeta e tyre ishte në rrezik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga vendet me nivelin më të lartë të jetesës…