Ministri Arsim Bajrami ngushëllon familjen Rexhepi

21 Gusht 11:25

Ai ka thënë se Bajram Rexhepi ishte një burrështetas i devotshëm i çështjes kombëtare i cili gjithë jetën ia dedikojë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “E nderuara familje e z. Bajram Rexhepi. Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për vdekjen e bashkëshortit, prindit dhe familjarit tuaj z. Rexhepi. Z. Rexhepi ishte një burrështetas i devotshëm i çështjes kombëtare i cili gjithë jetën ia dedikoj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ndërsa si kryeministër, ministër e kryetar komune dha kontribut të çmuar në procesin e demokratizimit, shtetndërtimit dhe afirmimit të Kosovës. Si mik i tij i ngushtë dhe si bashkëthemelues i PDK-së, më lejoni të them se z. Rexhepi ishte një nga liderët me të devotshëm të saj, ndërsa mendimi i tij pragmatik dhe kritik ishte një frymëzim për të gjithë ne. Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është thënë në telegramin ngushëllues të ministrit Arsim Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri…