Ministri Beqaj premton mbështetje për gratë në biznes

30 nëntor 2017 | 15:39

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit të lansimit të punimit “Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës”, organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D).

Beqaj ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin se Kosova ka nevojë për kuadro profesionale, kompetente për tregun e punës, pasi përgatitja profesional mundëson rritjen e fuqisë konkurrente në tregun e punës. “Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë, për gjeneratat e reja dhe për ata të cilët janë inovativ. Ky fond do të përkrahë të gjitha idetë inovative”, ka deklaruar Beqaj. Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me përdorimin e shtuar të teknologjisë, duke thënë se përdorimi i teknologjisë nga të rinjtë nuk është duke u bërë për efekte ekonomike, por për efekte sociale, duke insistuar se përdorimi i teknologjisë në mënyrën e duhur mund të ketë efekte ekonomike për Kosovën. Beqaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me institucionet e arsimit, në veçanti me Universitetin e Prishtinës, në shërbim të nxitjes së edukimit profesional dhe krijimin e kuadrove kompetente.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë takimit…