Ministri Bytyqi: Na duhet plan për kthimin e studentëve nga ShBA-ja

18 prill 2018 | 18:20

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një plan për kthimin e studentëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Ne kemi studentë të mirë, por duhet t’u krijojmë kushte që ata të arrijnë sukses. Është mirë që të rinjtë tanë të shkojnë në këto vende, sepse këto universitete janë shumë larg universiteteve tona, por kthimi i tyre do të ishte i mirë sepse duhet të bëjmë përpjekje edhe t’i kthejmë, jo vetëm t’i dërgojmë atje. Ne duhet të kemi plan nacional për kthimin e tyre”, ka thënë Bytyqi pasi vizitës në panairin e tretë universitar “Education USA”.

Ndërsa ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se ky panair është mundësi e mirë që studentët të takohen dhe krijojnë kontakte me përfaqësuesit e universiteteve amerikane.

“Njohë shumë studentë që kanë studiuar në Amerikë dhe janë kthyer këtu, ndërsa kontributi që japin pas kthimit në Kosovë është jashtëzakonisht i madh. Aftësitë e të menduarit kritik dhe lidhjet globale që ata i bëjnë jashtë vendit, i shfrytëzojnë në pozita udhëheqëse, biznes, qeveri dhe komunitetin e tyre”, ka thënë Delawie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të…