Ministri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018

22 janar 2018 | 16:05

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi është duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër.

Në këtë samit është duke u diskutuar për “Politikat e edukimit për revolucionin e 4-të industrial-Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.

Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij forumi ku po marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, ministri Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të arsimit të vendeve të ndryshme, që është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit në arsim me vende të zhvilluara.

Në kuadër të këtij forumi, ministri Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton gjithë qytetarë së kanë…