Ministri Bytyqi shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-së

12 janar 23:06

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, deklaroi se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.

Bytyqi deklaroi për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, ka deklaruar Bytyqi.

Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka…