Ministri Bytyqi takon diasporën shqiptare në Londër

25 janar 2018 | 13:52

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, është takuar me përfaqësues të shoqatave dhe shkollave të mësimit plotësues të komunitetit shqiptar që jeton në Londër.

Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka shpalosur prioritetet arsimore të Kosovës, me theks bashkëpunimin midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për organizimin dhe financimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Pasi ka theksuar kontributin që ka dhënë dhe po e jep diaspora shqiptare, ministri Bytyqi ka premtuar që së bashku me ministritë tjera të linjës do të jenë gjithmonë pranë diasporës shqiptare, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka…