Ministri Gashi premton paga dinjitoze për aktorët e teatrit

29 dhjetor 2017 | 14:38

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka mbajtur konferencën e fundvitit ku ka paraqitur të arriturat e këtij dikasteri qeveritar.

Sipas tij, buxheti për MKRS-së për këtë vit ka qenë mbi 25 milionë dhe janë harxhuar 98 për qind të këtij buxheti.

“E kemi mbështetur teatrin, ansamblin, bibliotekat, por edhe janë përkrahur më shumë se 400 projekte të tjera”, ka thënë ai.

Gashi ka folur edhe për përfaqësimin e Kosovës në Bienale dhe në shumë ngjarje të tjera ndërkombëtare që janë përkrahur nga MKRS-ja.

Pagat e aktorëve të Teatrit Kombëtar të cilat ishin problem qysh në fillim të mandatit të Gashit, do të rregullohen. Sipas tij, aktorët e Tetarit Kombëtar do të marrin paga dinjitoze.

“Po ashtu rrogat e aktorëve të teatrit kombëtar të cilat ishin shqetësim qysh në fillim të mandatit tim, janë duke u rregulluar. Jemi duke punuar bashkërisht me aktorët e teatrit për të rregulluar këtë çështje”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i aseteve të uzurpuara apo të shfrytëzuara pa bazë…