Ministri Gashi viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha në spital

11 korrik 2018 | 14:18

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ministri u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm.

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz”.

“I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ndër të tjera Gashi.

Ai i ka ofruar këngëtares mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot masakrën e…