Ministri Gashi viziton Qendrën Kinematografike të Kosovës

08 qershor 2018 | 16:35

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka vizituar Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK).

Në takimin me drejtorin e QKK-së, Arben Zharku, ministri Gashi ka shprehur përkushtimin e MKRS-së në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashkë edhe me lehtësirat financiare.

Ministri Gashi ka uruar për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendra Kinematografike këtë vit të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më shumë në vitet në vijim.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e Programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria…