Ministri Hamza falënderon shtetin gjerman për mbështetje

01 shkurt 2018 | 12:19

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Held, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Hamza ka falënderuar ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik. Ai ka theksuar se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.

Më tutje, ministri Hamza ka njoftuar ambasadorin Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, duke falënderuar ministrin Hamza për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thënë se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman.

Gjithashtu ai ka thënë se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ecë drejt integrimit evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Testet e zhvilluara në Sepang kanë kënaqur shumë pilotin italian…