Ministri Hasani në përkrahje të Dritës: Pres me gjithë zemër fitoren e qytetit tim

20 maj 2018 | 15:54

Në orën 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës do të luhet ndeshja vendimtare, Prishtina – Drita, e cila do të vendosë se kush do të jetë kampion i ri i Superligës së Kosovës për sezonin 2017 – 2018.

Në përkrahje të ekipit të Dritës ka dalë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai sot do ta përcjellë ndeshjen nga Peja, por përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se pret fitoren e qytetit të tij.

“E diel e bukur, me shumë emocione që vetëm futbolli t’i jep. Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin. E Kosovës, sepse përcaktohet kamioni. Pres një lojë të bukur dhe fer. Pres me gjithë zemër fitoren e qytetit tim Gjilanit. Duam lojë të bukur, duam Dritën kampion. #përdritënkampion”, ka shkruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj…