Ministri Hasani thotë se MTI-ja ka program për mbrojtjen e konsumatorëve

15 mars 2018 | 08:45

15 marsi njihet si “Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit”, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Për këtë sot do të mbahet tryezë ku do të diskutohet për “Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI, Bajram Hasani, ka thënë se MTI-ja ka program për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Pas marrjes së mandatit kemi marrë masa të ndryshojmë Ligjin dhe të harmonizojmë me ligjet e BE-së. Unë do të dëshiroja që Ligji të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka bërë me dije se qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë në linjat telefonike në çdo kohë ku mund të shkelen të drejtat të tyre.

“Inspektorati ka shqiptuar edhe gjoba për ata që kanë shkelur të drejtat e konsumatorëve dhe do të vazhdojmë me punë”, ka deklaruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet…