Ministri Hasani u bën thirrje qytetarëve: Festoni me prodhime vendore

31 Dhjetor 13:59

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që festën e ndërrimit të moteve ta presin me prodhime të Kosovës.

Ai në një urim në Facebook, ka treguar se ë familjen e tij, konsumohen vetëm prodhime vendore.

“Sot dua të ju tregoj se në familjen time konsumojmë vetëm produkte vendore. Andaj, sot do ju lutesha të gjithëve pa dallim që në tryezat tuaja të keni vetëm prodhime të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ja statusi i plotë:

Të dashur qytetarë

Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundim të vitit 2017.
Po hyjmë në një vit të ri të vetëdijshëm se përpara na presin shumë sfida.
Shpresoj që secili do të japim kontributin tonë për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë për të jetuar.
Sot dua të ju tregoj se në familjen time konsumojmë vetëm produkte vendore. Andaj, sot do ju lutesha të gjithëve pa dallim që në tryezat tuaja të keni vetëm prodhime të Kosovës.
Festo dhe ndihmo vendin tënd.
Bëje më të bukur festën tënde me prodhime vendi.

GËZUAR 2018!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në ditën e fundit të vitit 2017, në muret e…