Ministri Ismaili ka një kërkesë për profesionistët shëndetësorë

14 maj 2018 | 15:29

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka kërkuar nga profesionistët shëndetësorë që të ofrojnë shërbime të cilat nuk rrezikojnë integritetin e tyre profesional.

Ismaili në konferencën “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Kufijtë dhe sfidat’, ka thënë se do të angazhohet për përgatitjen e një kornizë ligjore e cila do të definojë kufijtë e përgjegjësisë së profesionistëve shëndetësorë.

“Gjatë punës së tyre, profesionistët shëndetësorë duhet të ofrojnë shërbime të sigurta, duke mos rrezikuar integritetin e tyre profesional ose duke mbështetur praktika që shkelin të drejtat e njeriut. Këto parime ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha mjek-pacient, rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor. Këtë e theksova sot në konferencën ‘Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Kufijtë dhe sfidat’, ku mora pjesë së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Unë do të angazhohem që së bashku ta përgatisim një kornizë ligjore e cila do të definojë kufijtë e përgjegjësisë së profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i futsallit KF “Malisheva”, pas fitores si mysafir, në…