Ministri Ismaili: Mungesa e barnave do të zgjidhet sivjet

19 janar 2018 | 19:40

Mungesa e barnave nga lista esenciale është një çështje që po e përcjellë me vite shëndetësinë publike në vend.

Ministria e Shëndetësisë bashkë me ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë filluar rishikimin e kësaj liste me qëllim që të tejkalohet një herë e mirë problemi i mungesës së barnave.

“Realisht është një problem shumë i madh, shumë kompleks dhe i cili ka përcjellë për kohë të gjatë dhe është duke na krijuar probleme të mëdha dhe është duke u krijuar probleme të mëdha edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë pres që më 2018 të kemi një përmirësim të dukshëm. Deri në përfundim të vitit 2018 do ta vërejmë shumë një ndryshim i cili do të vërehet te qytetarët sa i përket furnizimit me barna”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një intervistë për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Vladimir Putin u hodh në një liqen të ngrirë…