Ministri Ismaili: Të gjithë për shëndetësinë!

01 shkurt 2018 | 14:09

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se shëndetësia ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve përgjegjës për të.

“Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë, që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve me shërbime cilësore dhe në çdo kohë.

Këtë e diskutuam edhe sot në takimin e nivelit të lartë me kryeministrin Haradinaj dhe disa nga drejtuesit kryesorë të sistemit shëndetësor. Ky takim do të pasojë me takime të tjera, me të tjerë akterë, me të cilët tashmë kemi nisur reformat për këtë mision”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nisur të enjten kontingjenti i dytë i Forcës së…