Ministri Jashtëm Pacolli, kryelajm në mediet e Amerikës Latine

21 shkurt 2018 | 17:38

Intervista e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për agjencinë shtetërore spanjolle të lajmeve “EFE” ka bërë jehonë të madhe në mediet latine-amerikane dhe ato evropiane.

Njëra nga gazetat më të lexuara në Spanjë, “La Vanguardia” në një artikull të gjatë kushtuar intervistës së ministrit Pacolli, i titulluar: “Kosova përsërit se rasti i saj nuk ka të bëjë me atë të Katalunjës”, ndër të tjera shkruan edhe se “Pacolli shpreh besimin e tij në një njohje të shpejtë të pavarësisë së vendit të tij nga Spanja”, dhe se rasti i Kosovës nuk është i “krahasueshëm” me atë të Katalunjës.

Intervistës së ministrit Pacolli i është dhënë rëndësi e madhe edhe nga vetë mediet evropiane. “Deutsche Welle”, në një artikull të publikuar në versionin e saj në spanjisht, me titull: “Kosova beson të arrijë marrëveshje me Serbinë për të siguruar hyrjen e saj në BE”, citon ministrin Pacolli të ketë thënë se “Do ta kemi një marreveshje me Serbinë, e cila do të duhet të pranojë se Kosova ekziston dhe është një shtet i pavarur, dhe Kosova të pranojë se Serbia është fqinji ynë, i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet në Ballkan”.

Gazeta panameze “La Estrella de Panama”, në artikullin e saj të titulluar: “Kosova kërkon ta tejkalojë bllokimin për të hyrë në BE”, shkruan se ministri Pacolli shpreson që Spanja, njëri nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, “do ta njohë atë së shpejti – nëse jo sot, nesër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot…