Ministri i jashtëm slloven viziton IPKO-n

13 mars 2018 | 19:38

Përfaqësuesit e operatorit të shërbimeve mobile dhe fikse në Kosovë, IPKO, kanë mirëpritur të martën në zyrat e kësaj kompanie, ministrin e Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec dhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Drejtori ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin, ka prezantuar zhvillimin e IPKO-së, që prej themelimit të saj, duke cekur se qysh në vitin e parë të hyrjes në tregun kosovar, IPKO Telekomunikimet është bërë operatori i dytë i telefonisë, me rritjen më të shpejtë në të gjithë Evropën.

Ai ka thënë se IPKO është prezent në zonat urbane dhe rurale dhe mbulon 90 për qind të vendit me shërbime fikse dhe mobile dhe është lider në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne në Kosovë, siç janë 3G dhe 4G.

“IPKO është investitori më i madh i huaj në Kosovë, me një investim prej 320 milionë eurosh. Megjithëse ka një numër të madh sfidash në tregun kosovar, IPKO ka arritur të dyfishojë numrin e përdoruesve në afro një milion dhe ka një pjesë të madhe të tregut (40 për qind të tregut të telefonisë), në më pak se dhjetë vjet. IPKO është kompani që udhëheq me teknologjinë dhe zgjidhjet inovative, duke shtrirë rrjetin më të zhvilluar 4G në rajon”, ka thënë Erzin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka…