Ministri Sefaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

16 janar 2018 | 14:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka dënuar aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

 Ai ka thënë se ngjarjet e tilla nuk i shërbejnë Kosovës në proceset  të cilat po kalon.

 “Shpreh keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatet e hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë”, ka thënë Sefaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj bashkë me…