Ministria e Kulturës shpërblen sportisten Beqa me 10 mijë euro

19 mars 2018 | 15:17

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar të hënën ka bërë e ndarjen e shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa.

Sportistja Gentiana Beqa ka pranuar shpërblimin dhe çekun prej 10 mijë euro, ndërsa trajneri i saj mori 5 mijë euro në bazë të rregullores për rezultate kulmore në sport.

Beqa në Kampionatin e Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit, mbajtur në Biarritz të Francës, ka fituar Medaljen e Artë.

Me këtë rast, ministri Gashi ka uruar Beqën për suksesin e arritur dhe ka premtuar se do t’i mbështesë të gjithë sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

“Ju uroj për çmimin. Ministria do të ju përkrah në të gjitha fazat. Do t’i mbështesë të gjithë sportet dhe sportistët që arrijnë rezultate. Ministria ka nënshkruar një rregullore e cila kategorizon sportet. Çmimi që e merrni sot është vlerësim nga ana jonë, të njëjtin do ta merrni edhe në të ardhmen. Lajmet më të mira janë ato për fitimin e medaljeve”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sportistja Gentiana Beqa, ka thënë se ndjehet e lumtur që po vlerësohet për suksesin e arritur.

“Ka qenë rrugë e gjatë dhe u shpërblye. Kam edhe një ftese. Spanja nuk na njehë dhe e kam një ftesë speciale nga Madridi ku me ftojnë në prill. E kam sjellë si lloj dëshmie. Synoj që të jem edhe në 2018 dhe t’i rrëmbejë të gjitha trofetë”, është shprehur Beqa.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pritje për t’u rikthyer në fushë, pas operacionit në…