Ministria e Shëndetësisë furnizon 30 QKMF me insulinë

12 korrik 2018 | 11:48

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 11 korrik janë furnizuar me Insulina të të gjitha llojeve Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në 15 komuna.

Komunat QKMF-të e të cilave janë furnizuar me këtë datë janë: Podujeva, Kastrioti, Prishtina, Malisheva, Prizreni, Gjakova, Vitia, Novobërda, Gjilani, Theranda, Vushtrria, Mamusha, Kaçaniku, Dardana dhe Drenasi.

Kjo ministri gjithashtu ka njoftuar se QKMF-të të cilat pritet të pranojnë furnizimin me insulinë gjatë ditës së sotme janë: Rahoveci, Ferizaj, Dragashi, Fushë-Kosova, Parteshi, Hani i Elezit, Mitrovica, Skenderaj, Deçani, Istogu, Peja, Juniku, Brodi, Klina, Graçanica.

Institucionet të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim i Projektligjit nr.…