Ministria e Shëndetësisë: Kemi shpallur 300 artikuj me barna, furnizimi po përmirësohet

17 mars 2018 | 11:12

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave, materialit shpenzues dhe citostatikëve.

Sipas MSh-së, furnizimi me citostatikë tani është rreth 90 për qind, me çka mbulohen pothuajse të gjitha nevojat e qytetarëve të cilët sfidohen çdo ditë nga këto sëmundje.

“Furnizimi i qëndrueshëm është siguruar edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive, ku pas lëshimit të shërbimit 24-orësh është rritur vëllimi i punës dhe shpenzimet e materialeve. Për këto shërbime janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe qytetarët tanë të cilët do të kenë nevojë për to, nuk do të kenë nevojë të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke shpenzuar mijëra euro”, thotë njoftimi i ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në të dhënat e fundit që kemi marrë nga Barnatorja Qendrore në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ju njoftojmë se furnizimi me barna dhe material tashmë ka nisur të përmirësohet dhe qytetarët ngadalë do të fillojnë t’i vërejnë ndryshimet.

MSh-ja ka shpallur 300 artikuj për tenderim nga Lista Esenciale e Barnave, materialit shpenzues dhe citostatikëve me kontraktimin e të cilave do të krijohet një furnizim stabil për nevojat e qytetarëve, derisa aktualisht furnizimi me barna të Listës Esenciale është ngritur mbi 65 për qind.

Në kuadër të anazhimeve për furnizim më të qëndrushëm me barna, MSh informon opinionin se i ka trajtuar me prioritet nevojat e pacientëve me kancer, të cilat njëkohësisht kërrkojnë një reagim më të shpejtë dhe kanë kosto më të madhe financiare.

Në këtë drejtim, MSH-ja informon se furnizimi me citostatikë tani është rreth 90 për qind, me çka mbulohen pothuajse të gjitha nevojat e qytetarëve të cilët sfidohen çdo ditë nga këto sëmundje.

Furnizimi i qëndrueshëm është siguruar edhe në Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive, ku pas lëshimit të shërbimit 24-orësh është rritur vëllimi i punës dhe shpenzimet e materialeve. Për këto shërbime janë blerë stenta për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe qytetarët tanë të cilët do të kenë nevojë për to, nuk do të kenë nevojë të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke shpenzuar mijëra euro.

Edhe sa i përket materialit shpenzues tashmë situata është drejt përmirësimit. Vetëm gjatë javës së kaluar, QKUK-ja është furnizuar me mbi 40 mijë mantela për salla.

Në të gjitha këto zhvillime, MSh tashmë ka krijuar edhe një sistem, i cili do të rregullojë njëherë e përgjithmonë furnizimin me barna.

Ky sistem i monitorimit të stoqeve do të njoftojë vazhdimisht kur një kontratë për një bar do të jetë 4 muaj afër skadimit, që do t’i mundësojë MSh kohë të mjaftueshme për t’i lidhur kontratat e reja.

MSh-ja dëshiron të qytetarët se po punohet çdo ditë që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me barna, material shpenzues dhe citostatikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korab Sejdiu, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, është…