Ministria e Shëndetësisë me projekt për monitorimin e ajrit në Kosovë

17 janar 2018 | 13:59

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, se bashku me ekipin e Millennium Challenge Corporation (MCC) nga Uashingtoni, kanë diskutuar për rëndësinë e hartimit të një projekti për monitorimin dhe raportimin e ajrit në Kosovë.

Ismaili ka thënë se MSh-ja do të angazhohet konkretisht në dizajnimin e një sistemi të alarmit për shëndetin.

“Me ekipin e Millennium Challenge Corporation (MCC) nga Uashingtoni, sot diskutuam për rëndësinë e hartimit të një projekti për monitorimin dhe raportimin e ajrit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet konkretisht në dizajnimin e një sistemi të alarmit për shëndetin, bazuar në të dhënat e dala nga këto raporte të cilat deri tani i kanë munguar edhe institucioneve edhe publikut. Informimi i saktë është esencial në punën strategjike për kujdes shëndetësor. Ambient më të pastër, jetë më të gjatë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) nga radhët e Aleancës Kosova…