Ministria e Zhvillimit Rajonal i jep mbështetje Malishevës

17 janar 2018 | 14:46

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të mërkurën në një takim pune, zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërsjellë, si dhe për projektet që planifikon t’i realizoj kjo ministri për zhvillimin e komunave.

Kryetari Begaj, ka falënderuar zëvendësministrin Cena për vizitën, si dhe për informimin lidhur me punën, qëllimin dhe projektet e kësaj ministrie.

Ndërsa zëvendësministri i Zhvillimin Rajonal, Musa Cena, ka njoftuar kryetarin Begaj dhe ushtruesin e drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Valon Mazrekun, lidhur me projektet që ministria planifikon t’i realizojë në bashkëpunim me komunat e vendit, me qëllim të një zhvillimi të barabartë dhe të balancuar të komunave dhe qytetarëve.

Sipas Cenës, në disa nga projektet e planifikuara do të aplikojnë komunat, ndërsa në një grant tjetër, do të aplikojnë bizneset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në…