Ministrja Hoxha dorëzon Raportin për Komisionin Evropian

09 Nëntor 14:21

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ia ka dorëzuar edhe formalisht shefes së Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, kontributin e parë të Raportit të Vendit për Komisionin Evropian.

Ministrja Hoxha ka theksuar rëndësinë e raportit për vendin si instrument kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga publikimi i raportit të fundit, në nëntor 2016.

Njëkohësisht, raporti do të identifikojë sfidat kyçe më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës.

Ministrja Hoxha ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendën evropiane.

Për të bërë vlerësimin real dhe faktik të zhvillimeve në Kosovë, institucionet e Kosovës kanë pranuar afro 1,500 pyetje nga Komisioni Evropian.

Institucionet do të kenë mundësinë e dytë që në muajin shkurt të dorëzojnë informatë shtesë lidhur me zhvillimet nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018.

Raporti i Vendit për Kosovën, do të publikohet në prill 2018.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
gsgssgs