Ministrja Hoxha ka një thirrje për klasën politike në Kosovë lidhur me Demarkacionin (video)

20 Dhjetor 20:12

Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes se MSA-së, Kosova ka hyrë në shumë procese të ndryshme të reformave në shume segmente, ndërsa ka theksuar se klasa politike në Kosovë duhet të unifikohet për ratifikimin e Demarkacionit.

“Ministria e Integrimeve ka planifikuar një strategji të re komunikimi, në mënyrë që t’i informojë drejt qytetarët për proceset e integrimit në BE, por nuk duam qe të krijojmë pritje te rrejshme”, ka thënë ajo.
Ministrja Hoxha ka folur edhe për çështjen e liberalizimit te vizave, duke u bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që ta kryejnë Demarkacionin.

“Klasa politike në Kosovë duhet të unifikohet dhe të ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm në BE”, deklaroi ajo.

Hoxha e pranon se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nuk është i drejtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Bashkimi Evropian dëshiron që periudha tranzitore për Britaninë e Madhe…