Ministrja Hoxha kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

26 mars 2018 | 18:55

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë sa i përket agjendës së integrimit evropian.

Ministrja Hoxha, e ka njoftuar ministren Kneissl për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës kryesisht për përmbushjen e Agjendës Evropiane të Reformave dhe implementimin e MSA-së.

Po ashtu, ministrja ka diskutuar për zhvillimet e fundit me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si një sukses të shumëpritur me të cilën Kosova plotësoi kushtin e fundit për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha ka kërkuar përkrahjen e Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe në përgjithësi për agjendën integruese të Kosovës sidomos për faktin që nga mesi i vitit Austria do ta marrë kryesimin e Presidencës së BE-së.

Ministrja Kneissl e ka çmuar lartë punën që po bëhet nga institucionet e Kosovës, duke ofruar përkrahje të gjithanshme, ekspertizë dhe mbështetje të reformave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot…