Ministrja Hoxha me zëvendëskryeministrin Osmanin vizituan shtëpinë e Shën Terezës

18 janar 2018 | 19:39

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas takimit zyrtar, së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, përgjegjës për Integrim të Republikës së Maqedonisë, kanë vizituar shtëpinë e Shën Terezës në Shkup.

Ministrja Hoxha ka theksuar se Shën Tereza “sublimon shpirtin e kombit tonë, duke u bërë model i mirësisë për njerëzimin. Misioni i saj mbetet porosi për brezat, për të shpërndarë kujdes për të tjerët, paqe e dashuri”.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

Pas takimit shumë përmbajtësor rreth bashkëpunimit në procesin integrues, në Shkup, së bashku me Bujar Osmanin, përgjegjës për Integrime në Maqedoni, vizitova shtëpinë e Shën Terezës, shenjtores tonë. Shën Tereza, u bëri ballë sfidave të kohës me punë, sakrificë e përkushtim, duke u vënë në mbrojtje të të varfërve dhe të pafuqishmëve. Ajo sublimon shpirtin e kombit tonë, duke u bërë model i mirësisë për njerëzimin. Misioni i saj mbetet porosi për brezat, për të shpërndarë kujdes për të tjerët, paqe e dashuri.

 

dhurata1

 

dhurata2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot ka humbur njërin nga zërat më melodik të…