Mjekët hyjnë në grevë

29 janar 2018 | 11:58

Pavarësisht vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, 36 specialistë të kirurgjisë së përgjithshme dhe abdominale kanë vazhduar grevën.

Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike është rritja e pagave.

Me këtë rast, ministri Ismaili ka thënë se problemet nuk mund t’i rregullojnë brenda natës, mirëpo ka premtuar se çdo gjë do të zgjidhet teksa problemin do ta paraqes edhe në mbledhje të Qeverisë, raporton “Klan Kosova”.

Por , mjekët kanë thënë se nëse nuk ka zgjidhje greva do të përshkallëzohet edhe tek rastet emergjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se në botë ka…