Mjeku përdhunues dënohet për herë të tretë me 125 vjet burgim

05 shkurt 2018 | 22:02

Ish-mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-ve, Larry Nassar, është dënuar sot me burgim nga 40 deri në 125 vjet.

Dënimi i tij i fundit vjen pasi ai u deklarua fajtor të dhunim seksual të atleteve të reja, të cilat kërkonin ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kishin marrë në Twistars.

Nassar u paraqit sot në gjykatën e Michiganit, duke marrë dënimin e tretë dhe të fundit, për abuzimin seksual me gjimnastet femra.

Ky është dënimi i tij i tretë, pasi më parë për të njëjtën akuzë, ai është dënuar deri në 175 vjet, që është dënimi i tij i dytë.

Ai ka marrë më parë edhe një dënim federal me 60 vite burg për pornografi me fëmijë.

Nassar është akuzuar për abuzime seksuale të 265 grave, gjatë gjithë karrierës së tij si mjek. Rreth 140 prej akuzave rrjedhin nga karriera e tij 20-vjeçare si mjek olimpik i ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar lajm të…