MKRS-ja licencon FSUK-ën

07 mars 2018 | 16:31

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka licencuar edhe një federatë sportive. Bëhet fjalë për Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë kryetarit të
kësaj federate, Musa Selimi.

“Licencimi i Federatës së Sporteve Universitare është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive të studentëve ashtu që kjo kategori të kenë aktivitete dhe gara të strukturuara duke e marrë parasysh edhe numrin e madh të studentëve që Kosova ka. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritare që ka MKRS-ja për sportin”, ka thënë Gashi.

Gashi e Selimi diskutuan për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen.
Kryetari i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës e informoi ministrin Gashi lidhur me gjendjen aktuale, planet e federatës dhe aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë këtij viti. Ministri Gashi i u zotua se MKRS-ja do ta mbështesë këtë federatë në të ardhmen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare Entrepreneurship, Growth and Economic Development -…