MKRS-ja nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian

05 qershor 2018 | 17:23

Të martën në zyrat e Komisionit Evropian, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar komisionerin evropian, Tibor Navracsis, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe atë kreativ.

Ministri Gashi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së.

“Mbështetja për sektorin kulturor dhe audiovizual nga programi është në përputhje me politikat prioritare të MKRS-së për nismat mbështetëse në sektorin e kulturës, sikurse platformat kulturore, ngritja e rrjeteve kulturore, përkthimi i literaturës, si dhe promovimi, zhvillimi, shpërndarja dhe qasja në veprat audio-vizuale”, ka thënë ministri Gashi pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme për promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; Platformat evropiane etj .

“Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim…