MKRS-ja zbaton vendimin e gjykatës, licencon FTK-në

18 prill 2018 | 11:54

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e ka licencuar Federatën e Taekwondosë së Kosovës.

Licencën nga Komisioni për Licencim i MKRS-së e pranuan kryetari Gazmend Preniqi dhe nënkryetari Maxhun Berisha. Është ky finalizimi i një beteje juridike disavjeçare, e cila u përmbyll me realizimin e të drejtave për komunitetin e Taekwondosë, të konfirmuara tani edhe me vendim gjyqësor, pasi ishin konfirmuar me disa vendime të njëpasnjëshme nga organet administrative. Por, vendime që nuk u zbatuan asnjëherë, njofton MRKS-ja. “Do të vazhdojmë të shërbejmë si shembull i punës ligjore dhe profesionale, duke i hapur dyert e bashkëpunimit, të bazuar mbi parime të profesionalizmit dhe ligjshmërisë, dhe nuk do të ndalemi asnjëherë të kundërshtojmë çdo sulm të padrejtë dhe të kundërligjshëm ndaj komunitetit të Taekwondos. Urojmë klubet, trajnerët, sportistët dhe punëtorët sportivë të Taekwondosë, të cilët në vazhdimësi sakrifikuan dhe po sakrifikojnë me të vetmin qëllim: ngritjen e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

FTK-ja ka ftuar edhe një herë të gjithë personat të cilët që disa vjet po paraqiten kundërligjshëm si përfaqësues të FTK-së (në shumë pozita), që të ndalojnë së dëmtuari komunitetin sportiv në Kosovë, kurse MKRS-ja ka paralajmëruar që kushdo që paraqitet në emër të FTK-së, brenda apo jashtë Kosovës pa autorizim, do të denoncohet në organet kompetente.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri autoritar, Ilham Aliyev, ka dhënë betimin për mandatin e…