Modriq: Messi s’mund t’i bëjë të gjitha vet, i duhet ndihmë

21 qershor 2018 | 23:51

Mesfushori kroat, Luka Modriq pas fitores prej 3 me 0 ndaj Argjentinës ka komentuar edhe formën jo të mirë të Leo Messit me kombëtaren e tij.

Modriq, që shënoi një gol shumë të bukur ndaj Argjentinës, ka thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por thekson se ai ka nevojë për ndihmën e bashkëlojtarëve, transmeton Koha.net.

“Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por s’mund t’i bëjë të gjitha vetëm. Në futboll të duhet ndihma e bashkëlojtarëve. Ai është i madh, por i duhet ndihmë”, ka deklaruar Modriq.

Pas dy ndeshjeve në Botërorin “Rusia 2018” Argjentina ka vetëm një pikë, dhe rrezikon të eliminohet, kurse Kroacia e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e…