Mogherini kërkon urgjentisht themelimin e Asociacionit dhe hapjen e urës mbi Ibër

23 mars 2018 | 22:58

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini u takua në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim ky që zgjati më shumë se një orë.

Në takim, është diskutuar në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe për përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

“Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit / Komunitetit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e Energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen e Urës mbi Ibër”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim bëhet me dije po ashtu se Përfaqësuesja e Lartë “përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kujton se përparimi i të dy vendeve në agjendat e tyre të integrimit në BE është i lidhur fort me progresin në dialog”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga punëtorët e parë të “Pallatit të Rinisë”, Bajram…