Mogherini: Kosova drejt liberalizimit të vizave

21 mars 2018 | 19:43

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mirëpritur lajmin që Kosova ka  ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Në profilin e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se Kosova tani është drejt liberalizimit të vizave.

“Lajm i mirë nga Prishtina, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos,…