Molliqaj e sheh Albin Kurtin më të denjë se Thaçin për udhëheqjen e dialogut me Serbinë

30 maj 2018 | 23:42

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për dialogun me Serbinë në “Debat Plus”, ka thënë se mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, procesin e dialogut do t’ia besonte më shumë këtij të fundit.

“Më shumë se sa çështje e besimit, kisha deshtë edhe prej Kurtit e cilit do tjetër me ditë, cila është platforma që duhet me e negociiu me Serbinë. Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj, gjatë debatit ka folur edhe për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, raportohet se po kërkohet…