Morali ushtarak kombëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

31 janar 2018 | 10:50

Behram Hoti (Mal Drenica)

Ditar: Ushtria Çlirimtare Kombëtare 1900-2002 me rastin e 73-vjetorit të luftës së Drenicës 1941-1945

Shkrimet, analizat, këndvështrimet, vlerësimet që i janë bërë Luftës së Drenicës, përkatësisht Brigadës së Drenicës (1941-1945), historiografia kombëtare i veneron si vlerësime, shkrime të njëanshme dhe (si të tilla) të paqëndrueshme.
Tezat si “Kundërrevolucion në Kosovë – Drenicë” janë teza perfide të historianëve oborrtarë qeveritarë, të kërrusur, pa vizion dhe qyqarë e mjeranë.

Populli shqiptar, nëpër epoka, kohë e histori, është përballur me shumë luftëra për ta mbrojtur dhe t’i dalë zot atdheut – Shqipërisë natyrale. Ndër luftërat më të ashpra historia jonë dallon luftërat çlirimtare kombëtare kundër serbo-ruso-sllavo-grekëve. Këta katër agresorë janë okupatorët më barbarë që synuan shfarosjen e qenies njerëzore shqiptare dhe natyrale të tokave shqiptare: Kosovën, Ulqinin, Tivarin, Shasin, Anamalinë, Krajën, Tuzin, Malësinë e Madhe, Traboinin, Hotin e Grudën, Deqiqin, Plavën e Gucinë… Medvegjën, Tërnovcin, Bujanocin, Preshevën e Hashaninë, Përmalinën e Dardanës (Kamenicës), Probocin, Muhocin, Çarrin, Zarbincën, Sytelinë, Ramabuqën, Suharmën, Krenidellin, Vrajën, Brezën, Malinë, Runicën, Zllakuqanin, Studeniçanin, Likovën, Kumanovën, Haraqinë, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Shën Naumin, Strugën, Prilepin (Çyperli), Velesin dhe Çamërinë.

Brigada e Drenicës (1941-1945) u përball me shtatë brigada partizane-çetnike-jugosllave

Lufta e Drenicës (28 nëntor 1941, 3 mars 1945) është ndër luftërat më heroike (jo pse ka filluar, u zhvillua dhe ka përfunduar në Drenicë) por, pikërisht se u përballë me shtatë brigada jugosllave (partizane-çetnike e ruso-sllave) që e pushtuan Kosovën. Kjo luftë njihet në historinë ballkanike dhe evropiane si e vetmja luftë kundër hegjemonizmit komunist jugosllav-ruso-sllavo. Deri sa pushuan armët e Luftës së Dytë Botërore që nga Vlladivostoku – Moska e Rusisë e deri në Paris në Drenicë plasi lufta e parë dhe e vetmja në Ballkan dhe Evropë kundër okupatorëve komunist.

Lufta e Drenicës (Brigada e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) u zhvilluan në Drenicë nën udhëheqjen e kryekomandantit Shaban Polluzha është luftë gjithëkombëtare shqiptare. Në këtë luftë u rreshtuan luftëtarët e lirisë edhe nga viset e tjera, si Ndue Përlleshi nga Jagoda e Pejës, Nuhi Bradashi nga Podujeva (ishte korrier për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për Zonën Operative të Llapit), Marie Shllaku – Shkodër, profesor Ymer Berisha, Ukë Sadik Rama nga Anadrina, Ibrahim Gjilani, Raif (Ramiz) Cërnica nga Gjilani, që të dy në Drenicë komandantë të Brigadës së Rinisë partizane për Gjilan, Kamenicë dhe Viti, të cilët nën direktivat e rajonit të partizanëve të Gjilanit u dërguan në Drenicë (pikërisht) për të luftuar kundër Brigadës së Drenicës, por ndodhi e kundërta: Ibrahim Gjilani dhe Raif Cërnica u radhitën në Brigadën e Drenicës dhe u betuan që deri në vdekje do të luftojnë kundër brigadave çetnike partizane.

Brigada e Bokës së Kotorit, gjakpirëse kundër Drenicës

Brigada e Bokës së Kotorit (Mal i Zi) njihet si brigada më gjakpirëse komuniste e partizane jugosllave kundër Drenicës që operoi në nëntor dhe dhjetor (1944) dhe janar – shkurt (1945) sidomos në Zonën Operative të Drenicës Perëndimore: Gllogoc, Abri – Terdec, Kulla e Hadakut, Pëlluzhinë – Ticë, Likoc – Tushinë dhe Rezallë… (janar – shkurt 1945).

Komandantët e kësaj brigade famëkeqe Zufer Musiq (Plavë) dhe Petar Brajeviq (Podgoricë), e shumë ushtarë e oficerë të tjerë (sllavo – çetnik…) ishin betuar para Yllit të Kuq (Petokrakut në ballë) se do ta djegin e do ta bëjnë hi e flakë Drenicën kryengritëse – heroike…

Këtë mision shekullor, si amanet e kishin që nga Kralevina serbe që një ditë (herët a vonë) do ta shkrumbojnë e masakrojnë Drenicën… Ata këtë ëndërr e mbanin në shpirtrat e zi dhe nën komandën Kanibaliste: (lexo: do kemi, do hamë mish shqiptar… do pimë gjak shqiptari në vend të rakisë e vodkës së Rusisë dhe Shlivovicës së Serbisë (Shumadisë)… Dhe veç Zoti, qëndresa e zemra e nënës shqiptare, buka dhe djepat e nënës shqiptare e shpëtuan Drenicën nga kjo orgji e kryeqali të Shumadisë.

Intermexo 1.

Prej ditës kobzezë që kur shkeli opinga çetnike serbe në Kosovë (1912), qielli dhe retë… Dielli dhe Hëna e ngrinë buzëqeshjen… Çetniku Petar Brajeviq, në luftën e Tërstenikut (vizavi Urës Spahisë (Drenas) Drenica la dhuratë këmbën e djathtë që ia “kafshuan” rafalët e mitralozit gjerman (Sharc) armë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (14 shkurt 1945…)
Në të dëgjuar për këtë lajm të hidhur Komanda Supreme (Kryekomandanti Tito i Jugosllavisë), Brajeviqin e dekoroi me urdhrin hero dhe e avancon nga grada kolonel në gradën gjeneral Por, kurrë më Petar Brajeviq nuk shkeli në Kosovë… Kurse komandanti Zufer Musiq – Tito dhe Rankoviqi e dekoruan: Profesor i Akademisë Ushtarake (Beograd).

Intermexo 2.

Gurtë dhe lisat e Gradicës Zyfer Musiqi, provonte për t’i kafshuar me dhëmbët e tij të zi. (Deklaratë e dëshmi e Hasan Jashar Likovcit dhe Selman Zeqir Zeka – Abri 21 shkurt 1961)… Zyfer Musiqi (Plava) ish medresant i Medresës së Madhe (Shkup 1929), nuk la gurë as dru as magje mielli… as hamaricë (kosh) drithi, në gjurmë e ndjekje (për ta kapur të gjallë) Isuf Gradicën (Kryeprefekt i Gllogocit (1938-1945), Drenicë… (deklaratë e Din Zeqir Zeka, Hamit Zeqir Zeka, Hasan Jashar Jashari, Brahim Ferati, Zymer Mala – Rrezallë… (bashkëluftëtarë të Shaban Palluzhës, Hysen Bajraktarit (Hoti – Plluzhinë), Mehmet Gradicës… (ushtarakë – oficerë të lartë të Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare, Brigada e Drenicës 1940-1945), Obri, Likoc, Rezallë, Pëlluzhinë 27 shkurt 1961 (BH) për ta njohur jetëhistorinë e Zyfer Musiqit (Kronikani i UÇK-së) disa herë lëvizi në Plavë e Guci… dhe disa herë kontaktoi me djalin e vetëmtë Isuf Gradicës (Adem Isuf Gradica… Prishtinë, verë 1961 – 1962) si dhe me bajraktarin e Rrezes Hotit (Pëlluzhinë – Likofc – Ticë…) Salih Aruq Gjinofci dhe Azem Hajdini Xani (korrik – gusht 1961 -1962) Prishtinë – Polac, Makërmal – Mitrovicë, Likofc – Plluzhinë, dhe kontaktoj disa herë edhe me Esat Mekulin, Hasan Mekulin, Adem Mekulin (Plavë – Prishtinë 1961-1964).

Lufta e Drenicës u bë objekt interesimi i qarqeve ushtarake të shteteve ballkanike, evropiane dhe angloamerikane. Por, për shkak të rrethanave politike e ushtarake strategjike të sistemeve komuniste, në të cilat rrethana u gjet Kosova e pas Luftës së Dytë Botërore, historian, strategë ushtarak e diplomat bën që Lufta e Drenicës të analizohet e pasqyrohet nën llupën e njëanshmërisë. Për fat të keq nën këtë llupë e thjerrës kohore u gjenden dhe ranë pre e ripushtimit të Kosovës edhe faktorë vendorë historian kosovarë. Drenica mbeti oazë izolimi, thënë figurativisht Drenica mbeti kala në detin Komunist plot 53 vjet. Prej gjithsej 107 katundeve që numëron Drenica, kishte vetëm 14 kilometra asfalt Gllogoc-Skenderaj (ish-Serbicë). (Vijon)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtarët dhe themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani dhe Bislim Zogaj,…