Mosbindja qytetare

10 prill 2018 | 10:38

Nga Blerta Haxhiaj

Lëvizja e parë politike mund të quhet despotike nëse ajo është e lidhur me diskursin historik të botës politike, përmban një thesar përmbarues. Eurocentrizmi mund ta përshpejtojë papërshtatshmërinë e despotizmit. Pikëpamja teorike është norma e një disipline akademike nëse duhet shpjeguar mosbindja qytetare. ‘Njerëzit rebelë’ apo ajo që Michel Foucault referohet si riaktivizim apo rijetim të temave antike në diskurset e despotizmit, asnjëherë nuk e elaboron faktin se zbulimet që shfaqen ndaj bindjeve dhe mosbindjeve qytetare janë të paraqitura si figura despotike.

Asnjë problem apo dhimbje nuk mund të haset nga leximi i pafajshëm, sepse despotizmi është një karikaturë dhe mund të gjykohet nga efektet e saj që njerëzit dhe instancat e larta duhet ta kuptojnë dhe realizojnë rrezikun e përballjes. Efikasiteti i afrimit dialektik në teoritë sociale kritike zënë vend produktiv në mendimin e sotëm politik, por edhe në praktikën e saj.

Mosbindja civile është e drejtë morale, etike dhe e shtetasve të shtetit të së drejtës. Produktiviteti i mbipërcaktimit qëndron në nocionin se forma specifike e një formimi social po zhvillohet vazhdimisht (në përgjigje të strukturës dominuese), gjë që kërkon një kthim të pafund në momentin specifik të konjukturës në mënyrë që ta artikulojë formën e saj.

Ideologjia prodhon subjekte, si dhe kategorinë subjektive – e cila është konceptuar si një person i pajisur me aftësinë për t’i identifikuar idetë dhe praktikat që ai beson dhe merr pjesë përpara se të veprojë kështu. Si një mekanizëm adaptive, individi e sheh veten të reflektuar në institucionet dhe praktikat e një shoqërie, për të cilën ka nevojë dhe janë të përshtatur. Shteti dhe aparati shtetëror kanë kuptim nga pikëpamja e luftës së klasave por në ditët e sotme ky term tashmë është shndërruar në ‘shtresa’, dallimin që në shtresa që paraqitet si opresion dhe kushte të garantuara për një eksploatim/riproduktim.

Mirëpo nuk ka luftë mes klasave pa klasa antagoniste. Mes funksionimit ideologjik që prodhon një nocion partikular të subjektit individual ofron funksionimin diferencial ideologjik që prodhon kontradikta mes subjekteve politike dhe subjekteve votuese.

Hapësira e ofruar me tendenca të mosbindjes qytetare bazohet mbi ideologjinë e cila në kundërshtim dhe fundamentalisht duhet të jetë relacionale për subjektet në fjale. Riprodhimi i çdo organizimi social mund të jetë një shoqëri eksploative ose parti revolucionare.

Singulariteti dhe përsëritja e përbashkët kanë lokalizimin e organizatës sociale më të gjitha elementet e saj. Si pjesë e demokracisë mosbindja qytetare është e mirëpritur për një mirëmbajtje sa më të mire sociale për gjeneratat në vazhdim.

Mirëpo mosbindja civile domosdoshmërit nuk mund të të drejtojë ndaj një revoltë apo protestë, gjithmonë mosbindja qytetare merret me konotacione paqësore.

Me 17 prill 2018 marrim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë që problemet e reformave janë në proces e sipër më finalizimet e tyre. Por a do ta ndjekë kush opozitën? Është e vërtete se ndihma ekonomike është një harxhim shumë më i përballueshëm për shtetin se sa të ardhurat që mund të fitoje individi.

Çështja nuk është se a do ta ndjekë kush opozitën sepse respektivisht si sistem parlamentar duhet të ekzistojë opozita, a kanë vullnet Shqiptarët të ndryshojnë ligjet dhe mënyrën e jetesës! Mosbindja qytetare ka mënyra të ndryshme për t’u shfaqur, nuk mund të eliminohet dhuna apo edhe mos-dhuna.

Nuk mund të anashkalohet motivi ekonomik që zmadhon mosbindjen qytetare të rolit strukturor që e determinon atë. Montesquieu – “aty ku ekzistojnë ligjet, liria nuk mund të nënkuptojë veprimet e gjithë asaj që dëshirohet. Liria është e drejtë që të bëhet e gjithë ajo që ligjet lejojnë, nëse një qytetar mund të bënë atë që ligjet ndalojnë, nuk do të ketë liri për askënd”.

Nëse ekonomia është vetëm dominante në rastin e fundit, kjo do të thotë se është e mundur që një strukturë tjetër të jetë dominante në çdo rast tjetër, megjithëse për arsye ekonomike. Njeriu është një ‘kafshë’ politike (Aristotle) duke kontribuar për vendin që jeton. Në politike çdo gjë rrjedh dhe kalon në hallkat e zinxhirëve të pushtetit, mosbindja civile/qytetare është një kundërshti e pastër nëse arrihet të mbahet në pastërtinë e saj të kulluar.

Elementi i propagandës ndikon drejtpërdrejtë në mosbindjen qytetare, pjesa e kulluar nuk është e pastër domosdoshmërisht sepse është e kaluar në sitën e pushtet/politikës. Lëvizja e fundit në politikë është demokratike në qoftë se ajo është e lidhur më diskursin politik, paraqitet më despotike se vet despotizmi.

(Autorja është zëvendëskryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statistikat e para në shtatë vjet tregojnë rritje të vijimit…