Mot me diell dhe vranësira në pesë ditët e ardhshme

15 korrik 2018 | 15:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë , të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës…